Humbet endacaku në Tiranë/Qytetarja denoncon humbjen në Pa Gjurme, policia jep lajmin…

27 Korrik 2021, 17:57

Gjergji Cekani është 55-vjecari i cili rezulton i zhdukur që prej datës 16 korrik të këtij viti. Denoncimi i humbjes së tij vjen nga Kristina Ibro, e cila është kujdesur për të gjatë 10 viteve të fundit pasi Gjergji ishte pa njeri dhe bënte jetën e një endacaku. Ai jetonte në një parking në "Myslym Shyr", e ndërsa Kristina kujdesej për të e i jepte për të ngrënë. Ditën e 16 korrikut ai largohet nga aty për të mos u bërë më i gjallë. Gjergji nuk mbante një aparat celular me vete, ai gjithashtu nuk kishte as mjetet e identifikimit. 55-vjecari ditën që u largua ishte i veshur si në këtë video, e vetmja video që i ka mbetur Kristinës dhe që i shuan sadopak mallin. Kjo e fundit ka bërë denoncim edhe në në polici, gjithashtu ka bërë kërkime nëpër spitale e në morg, por pa asnjë rezultat. Kjo nuk është hera e parë për Gjergjin që largohet pa lajmëruar pasi 1 muaj më parë ai largohet dhe për dy ditë nuk dihej asgjë për fatin e tij, derisa kthehet vetë sërish në vendin ku jetonte dhe i premton Kristinës se nuk do largohej më, një premtim të cilin nuk e mban. Gjëndja shëndetësore e 55-vjecarit ishte e mirë dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, por humbja e familjarëve dhe të mbeturit i vetëm pa asnjë mbështetje e kanë detyruar Gjergjin që të bëjë jetën e një endacaku. E vetmja që i ka qëndruar pranë është Kristina për të cilën 55-vjecari ishte bërë një pjesë e zemrës së saj dhe largimi i tij prej kaq shumë ditësh e ka shtyrë atë që të kërkojë ndihmën e emisionit "Pa Gjurmë". Frika e saj më e madhe është se mos Gjergjit mund t'i ketë ndodhur dicka e keqe.