Ndërsa nutricionistja Hyrida Basha dha disa ide se çfarë mund të konsumojnë fëmijët në mëngjes për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës dhe dëmin që sjellin ushqimet e pashëndetshme në përqëndrimin e fëmijëve në mësime.
Tryeza jonë duhet të jetë e mbushur me shumëllojshmëri produktesh duke filluar nga karbohidratet komplekse që duhet të jetë një bukë thekre apo integrale të një forme tjetër, biskotat integrale që mund të shoqërohen me caj në mëngjes apo me në lëng frutash, këto janë karbohidrate që shpërbashkohen ngadalë. Një fetë bukë integrale me pak recel ose marmelatë ose mund të përdoret gjalpi I fshatit bio nëse është 14 gr në ditë nuk përbën asnjë problem. Kosi me drithërat apo me farat e ndryshme është absolutisht një element shumë I mirë në dietën ushqimore të një fëmije.
Nëse do të konsumonim një gotë kola ose një kokërr mollë ndoshta kaloritë janë 100 por cfarë kanë brenda këto si substanca? Janë totalisht ndryshe nga nga njëra tjetra dhe këto produkte na ofrojnë kalori boshe pra një energji fillestare.





















