Sokol Todi është 41-vjecari nga Vlora për të cilin që prej 2 shtatorit të vitit 2020 nuk ka asnjë gjurmë. Prej dy vitesh jetonte në Mal të Zi ku punonte në ndërtim, ndërsa në gusht të vitit 2020 ishte zhvendosur në në Rijekë të Kroacisë. Prej 9 muajsh familja nuk ka mundur të mësojë asnjë të dhënë për fatin e të riut. Ata kërkojnë ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Motra e tij Shpresa Krasniqi sqaron se Sokoli kontaktin e fundit e pati me shokun e tij, të cilit i komunikoi se ishte ndaluar nga autoritetet Kroate. Ata i kishin lënë 3 ditë afat për t’u larguar, ndryshe do të përfundonte pas hekurave. Ai ishte nisur me vetëm 400 euro dhe se nga kjo telefonatë e fundit pohonte se do provonte të kalonte kufirin drejt Maltës. Shoku i tij Florenc Qorri ndodhet prej disa ditësh në Malin e Zi, ku ka nisur kërkimet, por ende nuk ka marr asnjë të dhënë. Nga verifikimet që familjarët kanë mundur të bëjnë, nga sistemi TIMS ka rezuluar se Sokoli Todi ka kaluar kufirin për në Malin e Zi, të vetmet gjurmë të fundit që kanë mbetur. Kishte dy javë që ndodhej në Malin e Zi. Ai është larguar në këmbë me një çift drejt Kroacisë, pastaj ka vazhduar i vetëm. Në kufi Sokoli ishte ndaluar nga policia, të cilët I kishin kërkuar të kthehej në Mal të Zi, ose në të kundërtën do të përfundonte pas hekurave. Ata i kishin lënë pak ditë afat për t’u larguar. Ai gjithmonë komunikonte me ne dhe na lajmëronte, pasi mamin e kishte pikë të dobët. Prandaj më bën habi pse nuk na merr në telefon. Kanë kaluar 9 muaj dhe nuk kemi asnjë informacion. Kishte lekë vetëm për rrugë, vetëm 400€. Shokut të tij më 2 shtator i tha se kishte afat pak ditë dhe se do provonte të ikte për në Maltë. Në facebook nuk është futur më, pasi e kemi kontrolluar çdo ditë. Unë uroj të jetë në jetë. Kemi denoncuar rastin në Kombinat ato i thanë vetëm që ka kaluar kufirin dhe se ndodhej në Mal të Zi por asgjë me shumë. Florenci ka ikur në Mal të Zi ditën e dielë për punë por nuk ka asnjë detaj më shumë, ai më drejtoi tek ju. Madje ai do kërkoj edhe vetë ne Mal të Zi por unë nuk besoj se ai është kthyer në Mal të Zi. Në Kroaci ishte vendosur në Rijekë. Por sipas familjarëve destinancioni i tij ishte Gjrmania. Madje një javë para se të zhdukej të motrës i kishte kërkuar t’i priste një biletë për në Trieste të Italisë. Një jetë në emigrim 41-vjecari ka provuar të jetojë në disa vende të Europës, që prej moshës 16-vjecare. Me një plagë tjetër të hapur, pas humbjes nga kjo jetë të një tjetër djali, i mbytur në vitin 1995, familja janë në pritje të një lajmi për Sokol Todin me shpresën se asgjë e keqe nuk ka ndodhur me fatin e tij. Më kërkoi t'i blija një biletë për në Trieste të Italisë, prej andej do të nisej drejt Gjermanisë. Ia preva biletën, por nuk arriti ta merrte dot sepse kaloi afati. Ishte i stresuar dhe u mërzit shumë me mua, për shkak të asaj bilete. Ai ka qenë në Gjermani në Maltë në Itali, por gjithmonë kishte probleme me kalimin më kufi. Provoi të jetonte në Tiranë, por nuk e përballoi dot dhe u largua në Mal të Zi. Ka ikur në emigrim që 16 vjeç, kërkonte të sistemohej por nuk i eci fati. Jeta e tij ka qenë vetëm në emigrim. Këto kohë kur ishte dhe në Mal të Zi u bë i mbyllur, nuk më tregonte se kush do ta priste në Gjermani apo se me cilët shokë. Nëna është e sëmurë dhe po pret ndonjë informacion për djalin. Kush ka informacion për Aleksandër Hoxhën lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55
‘I preva biletën,s’mundi të udhëtonte’/Zhduket i riu vlonjat, familja asnjë kontakt prej 9-muajve
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56
