Iku nga burri dhunues mbeti në mes të rrugëve, nëna:’Dyshonte se e tradhëtoja me të vëllanë’

29 Prill 2022, 18:51

Viktime e dhunes fizike, por jo vetem…e torturuar dhe e debuar me femijet….do gjej guximin te rrefeje sot para kamerave jeten e saj… Elmie Halili është vetem 38 vjec dhe eshte nena e kater femijeve te mitur. E rritur pa nënë, pasi kjo e fundit kishte ndërruar jetë kur Elmia ishte vetëm 3 vjeç, fati e denoi te rritej para bashkëmoshatarëve të saj. Ishte ende e mitur, një 13 vjeçare asokohe, kur babai e hoqi nga kukullat dhe e marton me një djale me origjinë nga Burreli. Edhe pse nuk ishte dakort, te rriturit vendosen qe vajzen e vogël te familjes ta martonin me Ylber Halilin. Jeta nisi ti ndryshonte, ku rrethanat e detyruan te mendonte dhe vepronte si nje grua e rritur, e jo me si një fëmije qe enderronte per librat dhe shkollen e lene pergjysem. Perballja fillimisht me dhunen psikologjike dhe me pas fizike nga bashkeshorti e ben vajzen jo vetem te vuante po te ndihej e pasigurt per te ardhmen. Elmies i kujtohet mjaft mirë momenti kur bashkëshorti ushtroi dhunë mbi të për herë të parë. I dehur mberrine ne oret e vona te nates ne shtepi, ku heq rripin e pantallonave dhe e godet duke i shkaktuar plage ne pjese te fytyres dhe kokes. Merr ndihmen nga familjaret e saj vetem per kurim ne spital, por ata e kthejne serisht ne familjen e burrit, aty ku ajo e qunte ‘jeta e ferrit’. Ardhja ne jete e tre femijeve nuk solli asnje gezim tek babai, i cili ishte i varur tersit nga alkooli dhe lojrat e fatit. Nje martese qe ishte e destinuar me ndarje dhe me nje dhunes qe duhet te perfundonte pas hekurave. Dhe keshtu ndodhi….Elmia ngeli e veteme me femijet….ndersa Ylberi perfundoj ne burg. Drama vazhdoi kur ne jeten e saj hyri nje tjeter mashkull, 30 vite me I madh se ajo…. Fati i martesës së parë e ndoqi edhe ne lidhjen e dytë…..duke u bere per here te kater nene