‘Iku pas badigardëve,dyshoj se djalin…/ Zhdukja e mistershme e Arjan Shabanaj,flet nwna nw Pa Gjurme

22 Korrik 2021, 18:23

50-vjeçari nga Selenica e Vlorës Arjan Shabanaj rezulton ende izhdukur që prej datës 21 prill të këtij viti. ndërsa nëna ka bërë denoncim në polici, por pa sukses deri më tani. Nëna e tij Tefta Shabaniditë më parë ndërsa foli për ’Pa Gjurmë’ në një lidhje telefonike tha se i biri u zhduk mbrëmjen e 21 prillit, ndërsa doli në shesh për të marrë pjesë në mitingun e liderit të PD-së Lulzim Basha. Për Arjanin nuk është hera e parë që largohet nga banesa pa lajmëruar familjarët. Ai është larguar 5 herë të tjera dhe raste të përësritura ku ai shpesh është strehuar tek miqtë e tij në Tiranë. Mirëpo zhdukja e tij më 21 prill pasi mori pjesë në një miting të PD në Selenicë ka sjellë denoncimin e nënës së tij, e cila frikësohet se mund t'ia kenë vrarë për arsye politike. Arjan Shabanaj u kishte thënë shokëve që do të shkonte në Vlorë, por më pas është zhdukur, ndërsa tek miqtë e tij ku rrinte kur shkonte në Tiranë, thanë se nuk dinin asgjë për 50-vjeçarin.Pak ditë më parë kur ky rast është bërë public në program mbërritën edhe informacionet e para, se ishte parë në Tiranë, ndërsa një tjetër në pyllin e Sodës pranë hekurudhave në qytetin e Vlorës.Shpresat e nënës se 50-vjeçari është gjallë janë të pakta.Tefta Shabanaj me dëshpërim ndërsa bën apel për ndihmë thotë se i biri nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa ka punuar për 15 vite si shef kuzhine, por pak para se të zhdukej kishte mbetur i papunë.