Gjurmë jete për Ilir Manukën i cili rezulton i humbur, që prej nëntorit të vitit 1998. Ai u largua nga banesa në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku jetonte sëbashku me prindërit e tij. Një 22-vjecar asokohe vendosi të zhdukte gjurmët, pasi doli nga shtëpia, kur në familje kishte ndodhur dhe një fatkeqësi. Për djalin nga kryeqyteti, i cili njihej me pseudonimin Iliri i Oxhakut, pasditen e kësaj të mërkure në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV, mbërriti e para dëshmi e rëndësishme, pas 23 vitesh nga humbja e të riut. Gjatë një lidhje me skype nga Kanadaj, dëshmitari Ervin Mecaj tha se deri në vitin 2004 e ka hasur Ilirin në Kanada. Pasi kishte parë në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV foton e të humburit, vendosi të jepte këtë informacion që hedh dritë mbi fatin e Ilirit. Madje dëshmitari pohon se disa vite ai ka jetuar në Europë, ndërsa zbulon edhe emrin e shokun të fëmijërisë me të cilin ata u zhvendosën në vitin 2001 në Amerikë. 'Duke parë emisionin tuaj më del para fotoja e Ilir Manukës. Unë kam jetuar në Tiranë, por i njihja mirë zonat. I thashë bashkëhsortes se unë këtë person e njoh. Nëntorin 98 ai ka udhëtuar në Greqi deri në vitet 2000-2001. Nuk e di cili muaj ka qenë, kur ai është takuar në Europë me një shokun e tij të lagjes, Eduartin. Punonte me kamion dhe ishte bërë gati për t'u nisur drejt Kanadasë. Të dy kanë ardhur në kanada në vitin 2001. Në 2002 kam ardhur edhe unë në Kanada dhe i kam gjetur aty. Si të gjithë të rinjtë emigrantë mundohen të gjejnë punë dhe lidhen edhe me shqiptarë të tjerë. Unë e kam parë Ilirin, dy tre herë në një lokal në Kanada. Në vitin 2005, unë nis punë në një aeroport dhe ritakohem me Eduartin, shokun e Ilirit që e priti në Europë. Ai më pohoi se Iliri në 2004 ishte larguar nga Kanadaja. Ai ishte natyrë shumë e shkathët dhe kishte mbërritur në Toronto. Nuk po mësonte dot gjuhën dhe shpesh kishte grindje në punë. Është informacion i sigurtë ky që po ju them, pasi e njoh edhe vetë përsonalisht. Më duket se ka ikur në Europë, por nuk jam i sigurtë. Ai është gjallë dhe për këtë jam i sigurtë'. Me të zbuluar të dhëna kaq të rëndësishme, mbi itinerarin që ka ndjekur Ilir Manuka, por edhe personin të cilin e ka shoqëruar stafi 'Pa Gjurmë' do të nisi tashmë investigimin, me shpresën për ta arritur në gjurmët e tij. Ditën që vendosi të zhdukej, për familjarët nuk kishte ngritur asnjë hije dyshime se do të largohej, por kishte marrë nga banesa disa orendi shtëpiake dhe më pas i kishte shitur. Vëllai i 6 motrave dhe vëllezërve të tjerë, i mungon familjes, ndërsa ka humbur nga kjo jetë edhe nënën, e cila nuk mundi të mësojë sa ishte gjallë për fatin e të birit.
‘Ilir Manuka është gjallë,e kam takuar’/Dëshmia bombë pas 23 vitesh shokon motrën në ‘Pa Gjurmë’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53

