Isha vetëm 11 vjeç kur...Thirrja e ekselentit të verbër, diplomuar në Itali për shkenca kompjuterike

27 Mars, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2024-03-27 12:40:29

Një histori suksesi vjen nga Italia, 23 vjeçari shqiptar Kledian Leka i diplomuari i parë i verbër në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës. Emri i tij ka zënë faqet e mediave italiane, pasi është diplomuar shkëlqyeshëm në Edukimin e Shkencave Kompjuterike. I vlerësuar maksimalisht në temën "Metodologjia e kompjuterizuar në mësim, strategjitë dhe mjetet për qasjen e studentëve me aftësi të kufizuara të shikimit" Kledian shpreson që të jetë një frymëzim dhe ndihmë për të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen dhe të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre panvarësisht sfidave që mund t’i sprovojë jeta. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Italia, Kledian Leka rrëfen sesi në moshën 11 vjeçare aksidentalisht duke luajtur me vëllain humbi shikimin, por nuk u dorëzua për asnjë çast, sot ai është programues i një prej kompanive më të mëdha informatike.