Jahnia tradicionale shqiptare nga zonja Albana

2 Mars 2022, 11:35

Jahnia tradicionale shqiptare

Përbërësit:

1 kg mish viçi 

4 qepë të grira hollë

1 karrotë të grirë në rende

4 lgj vaj ulliri

1-2 gjethe dafine

3-4 domate në rende

1 lugë salcë damate

300 ml ujë

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin në racione dhe më pas e thajmë mirë me ndihmën e një letre kuzhine.

Në një tenxhere me bazament të gjerë hedhim vajin e ullirit. Sapo vaji të ngrohet vendosim mishin dhe e kaurdisim për rreth 10 minuta derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët. E largojmë mishin nga tenxherja dhe në po atë yndyrë hedhim qepët e grira imët, i spërkasim me kripë dhe piper dhe i kavërdisim derisa të ulet volumi dhe të marrin një ngjyrë të verdhë të artë. Vendosim serish mishin dhe vijojmë kaurdisjen dhe për një minutë bashkë me qepët. Më pas shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e lemë mishin të ziejë së bashku me qepët në temperaturë mesatare. Kur shikojmë që uji ka filluar të shterojë hedhim domatet e grira (pa lëkurë) dhe salcën e domates. E trazojmë për 1 minutë dhe më pas shtojmë përsëri pak ujë të vakët. Vendosim gjethet e dafines dhe e leme jahninë të gatuhet në temperaturë sa më të ulët. Nga fundi i gatimit rregullojmë shijen me kripë, piper të zi pluhur dhe piper kokërr sipas dëshirës.