Javë bombastike, rilindje për këto shenja... / Horoskopi javor 18-24 mars nga astrologu Jorgo Pulla

18 Mars, 11:34

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 18-24 mars për të gjitha shenjat e zodiakut. Eshtë një javë me shumë ndikime të forta planetare, më datën 20 mars kemi ekuinoksin pranveror dhe fillimin e vitit të ri astrologjik veçanërisht për shenjën e Dashit, por jo vetëm pasi ky ekuinoks do u japë të gjitha shenjave mundësi për të rilindur. Do të jemi më të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë dhe në fillimin e vitit të ri astrologjik, presim ndryshime të mëdha dhe duket se do të kemi mundësi për të marrë frenat në jetën tonë, të jemi më efektivë në qëllimet tona, duke treguar përkushtim dhe këmbëngulje.