Javë e vështirë dhe me dilema, kujdes në dashuri! / Horoskopi javor 9-15 tetor nga Jorgo Pulla

9 Tetor 2023, 11:48

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 9-15 tetor 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë disi e vështirë, me dilema, por dhe me surpriza, pasi kemi ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë dhe gjithashtu kemi eklipsin diellor në Peshore në datën 14 tetor. Ndikimi i Afërditës do të ndikojë shumë në çështjet ekonomike financiare dhe në problematika të ndryshme që kanë të gjitha shenjat e zodiakut, është si një rregullator në një farë mënyre. Ndërsa, eklipsi i Diellit në Peshore do të pastrojë dhe rregullojë gjithçka duhet, duke nisur një cikël të ri. Sa i takon shenjave më të favorizuara të kësaj jave, ato janë: Dashi, Virgjëresha dhe Peshqit.