Kabuni tradicionale nga zonja Albana

10 Tetor 2022, 11:38

Kabuni tradicionale

Përbërësit:

  • 500 gr oriz
  • 250 gr rrush i thatë
  • 350 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë
  • Buljon mishi (dashi)
  • Kanellë
  • Karafil

Përgatitja:

Në një tenxhere ku kemi vendosur buljonin e mishit shtojmë 3 karafila. Marrim 3 lugë sheqer dhe i vendosim në një tigan, presim sa të karamelizohet dhe ndërkohë vendosim rrushin e thatë të zbutet në pak ujë. Tek sheqeri i karamelizuar shtojmë pak gjalpë.

Në një tenxherë me pak gjalpë kaudisim orizin e shpëlarë derisa të zverdhet. Më pas shtojmë sheqerin e karamelizuar dhe buljonin e mishit. E lemë orizin të ziejë në nxehtësi të ulët dhe në 5 minutëshin e fundit shtojmë rrushin e thatë dhe sheqerin pjesë-pjesë duke e trazuar. Në fund shtojmë kanellën.