Kallamoj me presh nga zonja Albana

13 Tetor 2022, 12:40

Pite kallamoj me presh

Përbërësit:

  • 2 presh
  • 3 vezë
  • 250 gr miell misri
  • 250 gr miell gruri
  • 300 gr kos
  • 100 gr djathë të bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Filimisht grijmë imët preshin dhe e vendosim në një tas qelqi ku shtojmë vezët, miellin e misrit, miellin e grurit, kosin, djathin e bardhë të thërrmuar, kripë dhe piper. Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe vendosim masën e përgatitur. E nivelojmë mirë dhe në fund bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.