Kanceri i gjirit/ Donjeta Zeqa: Kërkesa nga vajzat që duan të dhurojnë flokët e tyre

17 Qershor 2020, 12:00

Në një intervistë në Rreze Dielli ishte e ftuar Donjeta Zeqa, përfaqësuese e organizatës Europa Donna, në të cilën adreson të gjitha vajzat që dëshirojnë të dhurojnë flokët e tyre, për vajzat dhe gratë e prekura nga sëmundja e kancerit. Dhurimi I flokëve për të diagnostikuarat me sëmundjen e kancerit të gjirit, është një mënyrë shumë e mirë për ti ndihmuar ato në këtë periidhë të vështirë. Por ajo thotë se ka shumë kërkesa nga vajza që duan të dhurojnë flokët e tyre për të ndihmuar vajzat e tjera.

‘’ Ka aq shumë kërkesa sa nuk e ke idenë sa ne nuk mudn ta përballojmë të gjitha sepse ka një kosto përpunmi I parukeve, Ka shumë, që kur unë kam filluar të merrem me organizatën, është ideuar kjo fushatë e dhurimit të flokëve, Unë kam pasur dëshirë që ti dhuroja për mamin dhe nuk e bëra atëherë sepse nuk ishin rrethanat. Është një fushatë shumë e sukseshme ‘’ thotë ajo.