Kandidati i PS Lavdrim Krashi: Dibra ka pasur investime me shumë kursim! Rama më premtoi vepra jo fjalë

23 Mars 2021, 19:50

Lavdrim Krashi kandidati i PS në qarkun e Dibrës në një intervistë për Report Tv tha se nëse hyn në parlament do të shërbejë me përkushtim për të zgjidhur problemet e qytetarëve me të cilat ka filluar të njihet.

“Nese Dibra do me japë votëbesim dhe mundësi ti përfaqësoj ne parlament te paret qe do falënderoj janë ata qe kanë votuar kundër PS dhe kundër meje. Detyra ime eshte tu shërbej te gjithë qytetareve pavarësisht atyre qe kane votuar pro ose kundër meje apo pro ose kundër PS”, tha ai.

Duke theksuar se Dibra ka pasur investime me shumë kursim, Krashi tha se para se të pranonte të kandidonte për deputet i ka kërkuar kryeministrit Rama një premtim, dhe ka qenë vëmendje e shtuar për Dibrën jo me fjalë por për vepra. Këtë premtim ai thotë se ka marrë nga Rama.

“Deri tani skam parë një program që të kenë shpalosur kandidatët e PD, ata janë fokusuar në anët negative. Ka një shprehje britanike që thotë se E mira flet vetë, të këqijat duhet ti përmirësojmë ne do ti përmirësojmë gjërat vetëm përmes vetes. Nëse projekti i tyre është më i mirë do i mbështes. Një premtim që i kam kërkuar Ramës ka qenë vëmendje e shtuar për dibrën jo me fjalë por për vepra. Më është thënë pa hezitim kam parë një siguri në sytë e kryeministrit i cili më ka thënë po”.

Me ndërtimin e Rrugës së Arbrit sipas Krashit e ardhmja i takon Dibrës.  Ai premtoi se do të punojë me shpirt që shqiptarët në pjesën tjetër të Shqipërisë ta njohin Dibrën por edhe qytetarë të vendeve të tjera.