Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën 12-18 qershor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një javë e qetë edhe pse me shumë mundësi, të cilat kërkojnë vëmendje për t'i shfrytëzuar në kohën dhe momentin e duhur. Java fillon me hyrjen e Plutonit në Bricjap dhe me Mërkurin në Binjak si dhe Afërditën në Luan, ku ndikime më të mëdha do të kenë shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit. Ndërsa, për shenjën e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqve ndikimi planetar kërkon pak vëmendje, sidomos në datën 15 qershor në lidhje me punën. Më datën 17 qershor klima do të ndryshojë, sepse një gjashtëkëndësh që bën Mërkuri në Binjak dhe Venusi në Luan do të sjellë ndikime favorite dhe pozitive në lidhje me çështjet e punës, karrierës dhe dashurisë.
Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 12-18 qershor 2023.