Karkaleca në gjalp dhe hudhër sipas Sabit

17 Shtator 2021, 09:28

Karkaleca në gjalp dhe hudhër

Përbërësit:

 8 lugë gjelle gjalp pa kripë, i ndarë në copëza

700 gr karkaleca mesatar të qëruar

Kripë dhe piper te zi të sapo bluar, për shije

5 thelpinj hudhër, të copëzuar

 1/4 filxhan caji me lengun e kokave te karkalecave

Lëngu i 1 kokërr limon, ose më shume, sipas shijes

2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë

Përgatitja:

 Shkrini 2 lugë gjalpë në një tigan. Shton karkalecat, kripe piper sipas shijes.  Gatuani, duke e trazuar herë pas here, rreth 2-3 minuta dhe i heqim nga tigani.

Shtojme ne tigan hudhren, duke e trazuar shpesh,  rreth 1 minutë. Shtojme lengun e perfituar nga zierja e kokave te karkalecave dhe lengun e limonit. I leme te ziejne rreth 2 minuta. Shtojme 6 luget e mbetura te gjalpit, derisa te shkrihet .

Shtojme brenda karkalecat duke e perzjer nga pak me kete si salce .

 I sherbejme menjehere, te zbukuruara me pak majdanoz sipas deshires