Kek me gështenja nga zonja Albana

25 Nëntor 2022, 10:06

Kek me gështenja

Përbërësit:

  • 500 gr gështenja
  • 200 gr miell
  • 4 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer kaf
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 350 gr gjalpë
  • 100 gr çokollatë
  • 50 gr kakao

Përgatitja:

Fillimisht vendosim gështenjat të ziejnë në ujë të bollshëm më kripë të trashë për 40 minuta. Heqim lëkurën dhe i lëmë të ftohen. Më pas largojmë disa gështenja për dekorin e ëmbëlsirës dhe pjesën tjetër e bluajmë derisa të bëhen miell.

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Rrahim të verdhat me sheqerin kaf, shtojmë miellin e grurit dhe miellin e përftuar nga bluarja e gështenjave. I rrahim me mikser elektrik duke shtuar dhe çokollatën të shkrirë me gjalpë. Më pas rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Shtojmë marengën tek përbërësit e tjetrë. Bëjmë një përzierje të lehtë me spatul kuzhine dhe e vendoim masën e brumit në një tavë keku ku kemi shtruar letër pjekje. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën180 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi të ftohet e pudrosim me kakao pluhur dhe e dekorojmë me gështenja.