Kek me mollë dhe kanellë nga zonja Albana

13 Shtator 2021, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2021-09-13 11:30:45

Kek me mollë dhe kanellë

Përbërësit

360 gr Miell farina

1 luge kafeje fryrës për ëmbelsira

300 ml qumësht

120 gr sheqer

 2 kokrra vezë

 1 luge kafeje vanilje

 100 gr Vaj ose gjalp

1 lugë gjelle uthull

Për mollët

3 mollë

2 lugë gjelle sheqer

1 luge supe kanellë

Për karamelin

Gjalp të shkrirë

200 gr sheqer

1 lugë kanellë

Për ta mbuluar përsipër

120 gr sheqer pluhur

Pak qumësht

Përgatitja:

Marrim mollët dhe i presim 2 të mëdha ose 3 të vogla në kubikë  qërojmë mollët hedhim sheqerin dhe kanellën. I lëmë menjanë dhe fillojnë të lëshojnë lëngjet. Marrim miellin me fryrës, Sheqerin. Hedhim uthullën te qumeshti. Marrim 2 vezë të rrahura i hedhim në qumësht. Vendosim vaj ose gjalp. I përziejmë bashkë dhe me rradhën e saj vendosim vaj ulliri. As një min nuk merr perzjerja hedhim mollët tek masa e brumit i përziejmë bashkë. Në pireks vendosim letër guzhine dhe e shtrojmë mirë në tepsi.

Marrim sheqerin gjalpin dhe kanellën. I perzjejmë mirë dhe lugë –lugë e hedhim përsipër.  

Për  furrën duhet në  180 gradë në zgarën e mesit me ajër për 45 min.

Bëjmë një shtresë të bardhë me sheqer pluhur dhe ujë.  I përziejmë sa e duam në masën të hollë apo më pak të trashë. Sic është e ngrohtë i hedhim përsipër shtresën e bardhë. Dhe pa shtresën mund ta beni.

Ju bëftë mirë