‘Keqtrajtohej nga fëmijët iku pa adresë/Motra akuzon nipërit për zhdukjen e vëllait

25 Janar 2022, 18:10

Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 në rrethana të paqarta dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv Refide Paja, motra e 50-vjeçarit ndërsa bën apel për ndihmë rrëfen sesi vëllai me çrregullime psikologjik është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur. Sipas saj, kjo është arsyeja që për 50-vjeçarin ishte hera e disatë që largohej nga banesa. Lindita Mance bashkëshortja e Luanit e denoncoi në shtator të 2021, dy muaj pasi ai kishte humbur. Kunata hedh dyshimet se e shoqja ka gisht në zhdukjen e të vëllait, pasi e kishte mbajtur të fshehur për disa muaj largimin e tij nga banesa.