Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Vangjeli në ‘Kontrast’: Ra miti i pandëshkueshmërisë! Shehi: U fut në politikë si përkthyes e doli milioner

12 Korrik 2023, 15:23

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në Report Tv kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, analisti Vangjeli tha se goditja e SPAK ka shkuar deri në nivelet me të larta dhe me rastin e Arben Ahmetajt u ka rënë miti i pandëshkueshmërisë.