‘Kërkoja të behesha nënë, u martova me 70-vjecarin’/Rrëqeth gruaja me nanizëm

24 Qershor 2021, 19:31

E ka vuajtuar, që në vogëli faktin se është me nanizëm. Ajo shpesh është bërë pre e paragjykimeve në qytetin ku ka jetuar prej vitesh, në Burrël. Me rritjen e saj ky problem i dukshëm i të qenurit shtatshkurtër e ka dalluar nga të tjerët, të cilët gjithnjë kanë kthyer kokën me përbuzje. Naime Koçi rrëfen jetën e saj, në emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe sfidat me të cilat është përballur në gjithë këto vite. Ajo vendosi të martohej në moshën 35-vjeçare, për të ndryshuar edhe mënyrën e saj të jetesës, që sikundër thotë dhe vetë për të hyrë në një rrjedhë normale, si të tjerët, atë për krijimin e një familje. Një 40 vjeçare sot, Naimja u martua me 69-vjeçarin Myrteza Kadiu 5 vite më parë, martesë nga e cila solli në jetë me të edhe një djalë, i cili është 4 vjeç. Vetë i tretë ata jetojnë në kushte tejet të vështira, në një shtëpi të marr me qera në qytetin e Burrelit, një banesë thuajse e rrënuar, plot lagështi, me tavan e dysheme të çarë, nga e cila rrezikohet çdo ditë jeta e tyre. Me pensionin e bashkëshortit dhe me kempin e invaliditetit që vetë ajo merr, e kanë thuajse të pamundur të mbajnë frymën gjallë. Me një jetë të vështirë që me lindjen e saj, Naimja i drejtohet emisionit ’Pa gjurmë’ me një apel për ndihmë.