Kimë me mish dhe vezë nga zonja Vjollca

19 Maj, 10:46

Kimë me mish dhe vezë

Përbërësit:              

400 gr mish i grirë

500 gr qepë

2 thelpinj hudhra

Kripë dhe piper i zi

1 lugë kafe piper i kuq

50 gr pure domate

2-3 domate

1 1/2 lugë gjelle oriz

4 kokrra vezë

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim fillimisht hudhrat dhe qepët të prepra në fije, i kaurdisim deri sa qepa të zverdhet e të zbutet. Shtojmë mishin dhe e kaurdisim atë deri sa të ndërrojë ngjyrë , shtojmë orizin, kripë, piper të zi, piper të kuq, dhe puren e domates i përziejmë duke shtuar domaten të qëruar nga lëkura dhe të grirë. Më pas i përziejmë së bashku dhe i vendosim kapakun i ziejmë për 5 minuta. Shtojmë 1 filxhan ujë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Rregullojmë kripën dhe shtojmë vezët syze ose të rrahura, si të dëshironi dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund e  spërkasim me  majdanoz dhe e shërbejmë.

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha