Koço dhe Akile Tasi, dy intelektualë në ferrin komunist, pjesa e parë

14 Maj 2020, 21:07

 

Historia e dënimit në gjyqin special të vitit 1945, të dy vëllezërve Koço dhe Akile Tasi, rrëfyer nga piktori dhe muzikanti Lekë Tasi. Si rrodhi karriera intelektuale e dy vëllezërve deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe kalvari i gjatë në kampet burgje në vitet e para të regjimti komunist deri tek vitet e tmerrshme në burgun e Burrelit prej nga mundi të dalë i gjallë vetëm njëri prej vëllezërve, Koço Tasi, ndërsa vëllai tjetër Akile vdiq në burg dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.