Konflikti për motive pronësie në Lushnje/ Vëllai i plagosur niset drejt Traumës

6 Mars, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2024-03-06 14:33:22

Haziz Musai i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij Nazif Musai mëngjesin e sotëm në Çukas të Vjetër, niset për në spitalin e Traumës. Gjendja e tij është kritike për jetën.

Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.