Koropoqe me lëng - Tradita çame nga zonja Albana

22 Nëntor 2022, 14:01

Koropoqe me lëng – tradita çame
Përbërësit:

  • Për koropoqet:
  • 1 e ½ fç miell gruri
  • 1 e ½ fç miell misri
  • 4 kokrra vezë
  • 1 gotë kos
  • 1 fk vaj ulliri
  • Gjalpë
  • Kripë

Për lëngun:

  • 2 lgj miell
  • 3 lgj gjalpë të tretur
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 gota kos
  • 3 vezë
  • 1 gotë lëng mishi
  • Kripë

Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin e grurit, më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr, hedhim vezët, kosin, vajin  e ullirit dhe kripën. Zemë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar e hapim mbi tryezën e punës si një petë të trashë. E presim në shirita me anë të një thike ose prerëse kuzhine dhe më pas e ndajmë në katrorë sa më të vegjël. I spërkasim katrorët e prerë më pak miell dhe i skuqim në një tigan me vaj dhe gjalpë. 

Ndërkohë paralelisht me skuqjen e koropoqeve (mini-petulla) përgatisim lëngun apo salcën me të cilën do të bëjmë servirjen. Kaurdisim miellin së bashku me gjalpin. Sapo mielli të marrë ngjyrë e shuajmë me një gotë lëng mishi. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vezët e rrahura me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë masën derisa të lidhet. Vendosim tek lëngu koropoqet, bëjmë një spërkatje me gjalpë të tretur dhe e servirim gatimin të ngrohtë.