Kriza/ Eksperti Tola: Vit i vështirë ekonomik, situata do jetë e ngjashme edhe në 2023-in! Duhet më shumë mbështetje për shtresat vulnerabël

28 Dhjetor 2022, 09:42

Viti 2022 ishte një vit i vështirë ekonomik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe botën. Eksperti i ekonomisë Igli Tole ka bërë në Report Tv një bilanc për situatën ekonomike në vendin tonë. Tole tha se kriza e cila u shkaktua për shkak të luftës në Ukrainë solli në Shqipëri një nivel rekord të inflacionit mbi 8% si edhe një rritje deri në 30-40% të produkteve të shportës.