Kromoterapia/ Çfarë tregojnë veshjet për gjendjen tonë emocionale?

12 Nëntor 2020, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2020-11-12 11:54:21

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ folëm me editoren e modës Santan Comorra, për kromoterapinë dhe ndikimin që kanë veshjet në gjendjen tonë emocionale. Ajo u shpreh se ngjyrat që ne përdorim në veshjet tona kanë gjuhën e tyre shprehëse në mënyrën se si paraqitemi tek të tjerët.

‘’ Një nga llojet e mjekimeve alternative psikologjike është pikërisht terapia e njgyrave apo kromoterapia  siç quhet ndryshe. Në fakt nuk është një shkencë ende, por ka ndihmuar në të gjitha terapitë psikologjike për të ndryshuar gjendjen shpirtërore të njerëzve. Kështu që është një lloj lidhje shpirtërore për të sjellë harmoninë, ekuilibrin shpirtërore ndërmjet trupit dhe mendjes….Ngjyrat flasin, kanë kodin e tyre, kanë gjuhën e tyre shpirtërore përshembull sot e veshur ti me jeshile sjell shpresën, lidhesh direkt me pjesën e natyrës, e kuqja është lidhja me pasionin është ngjyra e flakes, ngjyra e zjarrit, e pjesës që është gjithmonë pasionante ndërkohë që e verdha na lidh me diellin me atë qetësinë që mund të na japin ngjyrat në natyrë’’ u shpreh ajo.