Kryebashkiaku Veliaj dhe vajza e ish-deputetit, inspektojnë punimet në shkollën që do mbajë emrin “Bashkim Fino”

14 Tetor 2021, 15:23

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Megi Finon, vajzën e ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga Covid-19 në muajin mars të këtij viti, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën që do mbajë emrin e tij. Veliaj tha se shtatorin e ardhshëm shkolla do jetë gati për të pritur nxënësit e zonave përreth.