Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë na jep një shans për t'u qetësuar ndërsa largohemi nga periudha e eklipseve që shkaktuan situata dhe tronditje intensive. Duhet të jemi të kujdesshëm në fillimin e kësaj jave, pasi më datën 9 maj Dielli formon një lidhje me Uranin në Dem, duke rikthyer në plan të parë nevojën për të hequr qafe mendësitë dhe perceptimet që mendonim se krijonin një kornizë sigurie në jetën tonë. Është e rëndësishme të mos vazhdohet me zgjedhje të nxituara pasi ka të ngjarë që ato të mos kenë zhvillimin që dëshirojmë. Duhet të menaxhoni me qetësi çështjet financiare dhe emocionale.
Më datën 12 maj, gjashtëkëndëshi i Mërkurit retrograd në Dem me Saturnin tek Peshqit i rikthen në plan të parë çështjet financiare të së kaluarës. Ne kemi mundësinë të mbyllim fondet dhe borxhet që kanë mbetur të papaguara për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, na jepet mundësia të shprehim mendime dhe shqetësime që na mundojnë prej kohësh dhe që ndikojnë në jetën tonë personale. Ndërsa më datën 13 maj, gjashtëkëndëshi retrogradë e Mërkurit nga Demi me Venusin në Gaforre forcon disponimin për të shprehur nevojat dhe për t'u afruar më shumë se kurrë me njerëzit që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Duket se përgjatë kësaj jave rastet e së shkuarës janë mbyllur dhe ne lëmë mënjanë atë që mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tonë.