Kulaç me kos
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 3 kokrra vezë
- 400 gr kos
- 1 lgj kripë
- 1 lç sodë
- Ujë të vakët
Përgatitja:
Vendosim miellin në një tas, shtojmë në mes të miellit vezët, kripën, sodën dhe kosin. I përziejmë mirë përbërësit dhe shtojmë ujë aq sa nevojtet për të bërë brumin e duhur. E vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose në një letër pjekje. E lëmë për pak të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të piqet ne temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.