‘Kur qaja në jetimore edukatorja më fuste çorapen në gojë’/Trondit jetimi shkodran në ‘Pa Gjurmë’

23 Qershor 2021, 19:22

Klodian Kodra është një 37-vjecar me banim në Shkodër, i cili është në kërkim të prindërve të tij biologjik. Ai u soll në jetë në Matërnitetin e Durrësit më 22 mars 1984 nga nënë Baptishe Kodra, një 61-vjecare po nga qyteti i Durrësit. Menjëherë pas lindjes nëna e la në befotrofin e Shkodrës për arsye që Klodiani nuk mundi t'i mësonte. Cdo fundjavë nëna e merrte Klodianin dhe e mbante në shtëpinë e saj në Durrës deri ditën e hënë ku më pas e kthente sërish në institucion në Shkodër. Edhe kur më 10 shkurt 1993 Klodiani kaloi në shtëpinë e fëmijës për mosha më të rritura, nëna për një muaj e takoi djalin deri kur më 22 mars të po këtij viti, Baptishe i komunikon djalit të saj, 9-vjecar asokohe, se i duhej të largohej për një punë. por që nga ai moment, Klodiani nuk mësoi më asgjë për nënën e tij. Ai mban mënd se kur shkonte tek shtëpia e nënës, ajo jetonte e vetme. Gjithashtu i kujtohet edhe emri i gjyshit nga ana e nënës i cili quhet Xhavit. Ajo se cfarë nuk arriti të mësonte kurrë edhe pas shumë pyetjeve që i bënte nënës, ishte emri i babait të tij. Ai nuk mundi të mësonte dot kurrë se kush ishte dhe ku ndodhej babai i tij, apo edhe arsyet se pse nëna e la në një institucion. Më 10 shtator të vitit 1993, Klodiani u mor nga fondacioni Projekti Shpresa, ku që prej atij viti dhe derimë sot është strehuar dhe i kanë qëndruar pranë duke u bërë një familje e dytë për të.Imazhi i nënës i kujtohet edhe sot e kësaj dite, një grua me flokë kacurrela, zeshkane dhe me një trup afro 1.60 e gjatë.