Kush e zhd*ku shqiptarin në Greqi?/Flasin emigrantët:Shkoku i dhomës e goditi dhe mohoi…

19 Nëntor, 18:07

Erioni Bregu është 41 vjecari nga Skrapari i cili rezulton i humbur për familjen që prej 24 majit të këtij viti. Babai i dy fëmijve u largua drejt Greqisë për të punuar, dhe telefonatët e fundit e rezlizoi nga një fshat i Larisës me 2 vëllezërit e tij. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vetë 41-vjecari, telefoni i tij u fik. Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkeur afatin tre mujor e kaloi kufirin ilegalisht. Sipas familjarëve, 41 vjecari punonte tek një shtëtase greke, ku kjo e fundit i kishte siguruar ushqimin dhe fjetjen.