‘Kusuret po i mban Ronela por fajin e ka tjetër kush’ kompozitori akuza ndaj RTSH-së

12 Maj 2022, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2022-05-12 15:27:06

Këngëtarja Ronela Hajati ishte përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit në festivalin ndërkombëtar Eurovision. Por kënga e saj ‘Sekret’ nuk arriti që të kualifikohej në finalen e madhe. Megjithatë, ndryshe nga zakonisht nuk ishte ky lajmi kryesor që do pushtonte mediat por performanca e saj skenike, përzgjedhja e veshjeve, koreografia deri tek përzgjedhja e këngës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv u diskutua mbi atë çka përfaqësoi Ronela në Eurovision.