Lazanjë me patëllxhan me sallam si qëmoti nga zonja Albana

26 Maj 2023, 12:15

Lazanjë me patëllxhan me sallam si qëmoti

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë të gjerë
  • 300 gr salcë domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 pako sallam FIX si qëmoti
  • 250 gr djathë kaçkavall /djathë të bardhë
  • 4 lgj kos
  • 3 vezë
  • Pak miell
  • Vaj bimor për skuqje
  • Kripë, piper, borzilok

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta të holla. Rrahim në një tas dy vezë me pak kripë, ndërsa në një tas tjetër vendosim pak miell. Lyejmë fillimisht fetat e patëllxhanit me pak miell dhe më pas i kalojmë tek veza, i spërkasim përsëri me miell. I vendosim patëllxhanët të skuqen në vaj të bollshëm.

Tek salca e domates shtojmë 2 thelpinj hudhër të shtypur dhe disa gjethe mente ose borzilok. Lyejmë bazën e tavës me pak salcë, më pas tek salca shtojmë sallamin si qëmoti të grirë në blender. Fillojmë ndërtojmë lazanjën me disa shtresa me patëllxhanë, salcë me sallamin e grirë, djathë kaçkavall ose të bardhë.  Në fund rrahim një vezë me pak kos dhe e vendosim në sipërfaqe duke e e niveluar mirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.