Lidhja e veçantë e Anita Bitrit me vëllain, arsyet që e bënë atë udhërrëfyesin e saj në jetë

23 Tetor 2020, 11:43

Anita ishte mjaft e lidhur me vëllain e saj Arbenin, një lidhje e veçantë dhe mjaft e bukur e cila vinte që nga fëmijëria dhe do ta bënte atë udhërryesin e saj si në jetën artistike dhe atë personale, duke i qëndruar gjithmonë pranë:

‘’ Mbasdite Anita shkon me shoqet për të luajtur, ishte sheshi aty mbas shtëpisë dhe ishte dhe një kanal I ujrave të zeza, për një moment topi bie tek ujërat e zeza, Anita ngaqë e donte shumë atë top dhe ishte I veçantë dhe ishin mbledhur për atë top, e shikonin si diçka magjike, që koha nuk ua rezervonte të gjithëve, Anita nuk mund ta shikonte ashtu të pistë topin dhe turret dhe hidhet për ta marr, pa ditur që atje ishte një vend me ujëra të zeza shumë I thellë, duke kapur topin, topi shkiste, ajo po fundosej. Më tutje ishte vëllai I vet Lulëzimi që luante me shokët nuk I dha rëndësi fare, të tjerët fëmijët nuk kishin mundësi që ta ndihmonin dhe ishin shumë të vegjël. Në atë kohë vëllai, Arbeni ishte më tutje kur pa që askush nuk reagoi u turr me vrap dhe u hodh, në momentin që ajo ishte drejt mbytjes mundi ta shpëtojë. Kjo bëri që ajo në çdo hap që hidhte pa pytetur Arbenin nuk e bënte’’ u shpreh ai.

Një lidhje e veçantë mes vëllait dhe motrës që do të vazhdonte deri në fund të jetës së këngëtares shqiptare.