Liptao / Antipastë me biskota nga zonja Albana

25 Dhjetor 2023, 11:54

Liptao / Antipastë me biskota

Përbërësit:

  • 1 pako biskota të kripura
  • 200 gr gjizë
  • 200 gr salcë kosi
  • 100 gr kastravec turshi
  • 100 gr arra
  • 4 thelpinj hudhër
  • Spec djegës
  • Vaj ulliri
  • Koper

Përgatitja:

Bashkojmë gjizën me salcën e kosit dhe e trazojmë derisa masa të homogjenizohet. Shtojmë pak vaj ulliri, kastravecin turshi të prerë në kubikë të vegjël, arrat e grira, hudhrat e shtypura dhe pak fara speci djegës. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi gati per t'a servirur.

Me këtë salcë përgatisim dhe një antipastë. Lyejmë biskotat me shtresën e salcës liptao, vendosim sipër biskotën si sandwiç. I kalojmë në koper të grirë dhe i vendosim në pjatancë.