Lorenc Vangjeli: Palët në PD si triumf shohin vetëm humbjen e palës tjetër! Ilir Meta hyn në zgjedhje me risk zero dhe fitim maksimal

20 Mars 2023, 15:46

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se Ilir Meta me koalicion me Berishën në këto zgjedhje jep me qira partinë e tij dhe praktikisht hyn më 14 maj vetëm për të përfituar. Në ‘Kontrast’ Vangjeli u shpreh se palët në Partinë Demokratike shohin se triumf të tyrin humbjen e palës tjetër.

“Janë palë se si triumf llogaritin vetëm humbjen e të ngjashmit të vet, pra palës tjetër. Përplasja është krejtësisht bipolare. Ilir Meta i cili ka qenë ‘i tretë i artë’ në këtë histori në këto zgjedhje hyn me risk zero duke dhënë me qira dhe me fitim maksimal sepse zgjeron bazën e partisë së tij për përfitim në funksion të së ardhmes”, tha Vangjeli.

  •