Makarona me brokoli dhe salçiçe nga zonja Vjollca

7 Dhjetor 2020, 10:30

Makarona me brokoli dhe salçiçe

Përbërësit:

500 gr brokoli

350 gr makarona ( Rigatoni, penne ose orecchiette)

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelpi hudhër

 pak spec pikant i coptuar

2 salçiçe (të pa gatuara )

2 lugë gjelle parmixhano

Kripë

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të zjerë kur uji të valojë shtojmë në të ½ lugë çaji kripë dhe shtojmë në të lulet e brokolit dhe I lëmë të ziejnë për 6 minuta. Ndërkohë në një tigan vendosim vaj ulliri, 1 thelpi hudhër, pak spec pikant, copëtojmë salcicet. Shtojmë salcicet në tigan dhe I kaurdisim sëbashku kullojmë brokolin dhe e shtojmë në tigan I përziejmë sëbashku duke e copëtuar brokolin. Ndërkohë në ujin e brokolit shtojmë makaronat dhe I ziejmë aato për 9 minuta I kullojmë I shtojmë në tigan I përziejmë sëbashku dhe I servirim duke e spërkatur me parmixhano.