Makarona me kos dhe spinaq në furrë nga zonja Vjollca

16 Nëntor 2020, 10:45

Makarona me kos dhe spinaq në furrë

Përbërësit:

500 gr makarona

500 gr spinaq

1 litër kos i lëngshëm

300 ml qumësht

4 vezë

120 ml vaj

kripë, arrëmoskat, piper të zi

200 gr gjizë ose djath (alternative)

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere në zjarr me ujë të bollshëm. Vendosim makaronat dhe I ziejmë vetëm 4 minuta sa të zbuten pak. Në një tas rrahim vezët, vaj, kripë, arrëmoskat, piper të zi, kos, qumësht  I përzijmë të gjtiha së bashku. Spinaqin të pastruar e grijmë pak më hollë se zakonisht e përziejmë me përbërësit në tas. lyejmë tavën me yndyrë kullojmë makaronat dhe I nivelojmë në tavë. Shtojmë sipër përbërësit e përzierë në tas e nivelojmë mirë përsëri. Lagim një letër pjekje dhe embulojmë tavën. Shënim: Nëse dëshironi ta bëni me gjizë ose djath këto përbërës mund të vendosen tek makronat para se të shtojmë përbërësit e lëngshëm e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40 minuta.