Mantia të buta me gjizë nga zonja Albana

7 Mars 2022, 13:34

Mantia të buta me gjizë

Përbërësit:

10 gr maja

1 lgj sheqer

400 ml qumësht

2 vezë

110 ml vaj

3 lgj kos

1 lgj kripë

750 – 800 gr miell

125 gr margarinë

250 gr gjizë

Përgatitja:

Shtojmë sheqerin, majanë dhe qumështin e vakët. E trazojmë dhe e lemë për 3 minuta të aktivizohet. Më pas shtojmë të bardhat e vezëve, vajin, kosin, kripën dhe miellin të cilin e shtojmë gradualisht. E punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në dy pjesë. Secilin kulaç e ndajmë në 3 pjesë. I punojmë kuleçët dhe i lemë për 5 minuta të pushojnë.

Fillojmë e hapim kuleçët dhe më pas petën e lyejmë me margarinë dhe e mbushim me pak gjizë. E mbledhim dhe e presim në pjesë 2 cm. Shtrojmë një letër pjekje në tepsi dhe vendosim mantiat, të cilat i lyejmë me të verdhat e vezëve. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.