’Më jepni mundësinë të jetoj’apeli i 37-vjeçarit të plagosur,sot jeton me oksigjen

29 Janar 2022, 07:09

Një aksident i rëndë në ambientet e punës së një firme ndërtimi rezultoi fatal për 37-vjeçarin nga Berati, Mendi Çobo. Ishte data 16 tetor e vitit 2019, ku jeta e të riut ndryshoi tërësisht. Makineria e betonit zë trupin e Mendit, ku për fatin e keq i dëmton palcën e shtyllës kurrizore dhe një pjesë të mushkrive. 37-vjeçari përfundon në koma në spitalin e Gjirokastrës, ku më pas u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Dëmtimet ishin të mëdha dhe mjekët gjatë operacionit për t’i shpëtuar jetën i presin krahun e djathtë, por shpresat për të gëzuar një shëndet të mirë ishin shuar. Bashkëshortja e tij, Flutura Çobo, e cila i shërben, tregon se sot ai është invalid dhe nuk mund të ecë. Lëvizjet janë të pakta në shtëpi për babain e një vajze 5 vjeçare. Me karrocën me rrota ai mund të levizë për nevojat personale dhe jeta e tij është mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Problemet e atij akidenti fatal në punë, kanë lënë pasoja të rënda edhe në mushkri, pasi Mendi Çobo furnizohet me oksigjen nëpërmjet aparaturave. Ditët bëhen më të vështira në këtë familje. Doktorët shqiptarë nuk i kanë dhënë shpresa 37-vjeçarit për t’u ngritur në këmbë, pasi ky operacion kryhet jashtë vendit dhe shuma nuk mbulohet dot nga familja. Për ironi të fatit, firma ku Mendi punonte nuk i ka dhënë asnjë dëmshpërblim dhe pse akidenti ndodhi në vendin dhe orarin e punës. Pas këtyre vuajtjeve dhe dhimbjeve, e vetmja që duhet tashmë të punojë për të paguar qiranë, ilaçet dhe ushqimet është Flutura, bashkëshortja e invalidit 37-vjeçar nga Berati.