Një histori tronditëse rrëfeu pasditen e kësaj të marte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Repor TV, 31-vjeçarja Pranvera Alliu nga Pogradeci. Nëna e tre fëmijëve të mitur denoncoi skandalin në familjen Alliu, ndërsa lëshoi akuza të rënda ndaj vjehrrit Selim Alliu, të cilin e akuzon për ngacmim seksual. Për këtë arsye, Pranvera është larguar nga shtëpia që prej datës 20 tetor të një viti më parë duke lënë tek prindërit e bashkëshortit tre fëmijët më i madhi 10 dhe më i vogli 6 vjec. E gjitha kjo ka ndodhur në një kohë kur bashkëshorti i saj është në emigrim. E frikësuar dhe e tronditur gruaja kërkon ndihmën e programit, pasi nuk kthehet dot në banesë për të marr të miturit me të cilët ka humbur kontaktet. Ndërsa bën publike për herë të parë këtë ngjarje të rëndë, ajo shkon edhe më tej kur thotë se 65-vjeçari i kërkuar marrëdhënie seksuale kundrejt parave. Vjehrri ka tentuar tre herë të abuzojë me mua. Më 16 tetor vjehrri më ka ngacmuar seksualisht. Atë ditë po bëhej gati për të shkuar në llixha dhe më kërkoi të bëja pazar. Kur dola nga shtëpia vjehrri ishte në godinën e shtëpisë së re që po ndërtohet dhe më thirri nga larg. U afrova dhe i shkova afër. Në atë moment aty nuk kishte njeri. Hyra në atë banesë dhe e besova. Kur u futa brenda ai më tha se kishte një javë pa kryer marrëdhënie seksuale. Si i bëhet më tha ? E kam gruan sëmurë. Unë u trondita dhe i thashë: Babi je në terezi ?. Për mua ka qenë një dramë. Ai kishte shtruar xhupat e fëmijëve dhe më tha se kishte bërë vendin gati. I thashë: Nëse je me të meta mendore më thuaj. Më kapi prej mesi me zor, më shtrëngoi fort dhe më puthi në buzë e gjoks. Më ra bota sipër. I shpëtova nga duart dhe ika me vrap duke mos e kthyer më kokën pas. Të nesërmen ai iku dy javë në llixha dhe u largua nga shtëpia. Sytë e mi nuk u thanë nga lotët. Më vinte turp të denoncoja. Kur erdhi nga llixhat vjehrri më tha: Do të jap sa lekë të duash, por me kusht që unë të bëhesha pronë e tij. Më tha nëse doja të blija veshje të brendshme. Bashkëshorti ndodhej në Himarë dhe nuk fliste fare me mua. Ai në atë shtëpi dyshonte se e tradhëtoja, më akuzonte se unë pija drogë, kur unë jam nënë e tre fëmijë dhe kam sakrifikuar për ta. Unë u largova nga ajo shtëpi më 20 tetor, por kam lënë tre fëmijët e mitur atje. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Dua që fëmijët ti kem në krahun tim. Dua të bashkohem me ata, për 11 vite i kam rritur me vështirësi. Kjo histori tronditëse e ka zanafillën që kur Pranvera u bë nuse e asaj familje, në fshatin Qukës të Librazhdit. Ajo thotë se burrat e shtëpisë kanë ushtruar dhunë ndaj saj edhe në sy të fëmijëve. Në 11 vite martesë bashkëshortin ka pranë vetëm dy herë në vit, pasi ka emigruar ndërsa sot punon në një hotel në Himarë. Vjehrri më ka hyrë në dhomë dhe më është turrur me karrige në sy të fëmijëve. Kur ai ka ikur fëmijët të traumatizuar më kanë përqafuar dhe kanë qarë bashkë me mua. Burri sa më shumë kohë kalonte aq më shumë distancohej. Dy herë në vit vinte në shtëpi. Unë nuk i kam dhënë fund kësaj martese se kam menduar se do ta kemi krah një ditë. Që kur burri filloi punë në Himarë u transformua plotësisht. Ai nuk donte t’ia dinte, as për fëmijët nuk pyeste. Bashkëshortit i kam shkruar në internet dhe i kam sqaruar situatën.
‘Me preku dhe më puthi,i tërbuar donte të më përdhunonte’/Nusja denoncon vjehrrin
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

