‘Më solle një shishe ujë tepër’, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë në sy të klientëve! Report Tv siguron pamjet

27 Korrik, 10:15 | Përditesimi: 27 Korrik, 10:15

Një kamerier 18-vjeçar është dhunuar nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person tjetër në hotel Regina Garden në Vlorë. Shkak për dhunën është bërë një shishe ujë më tepër në porosi. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë momentet e sulmit në sy të klientëve.

r.k./Shqiptarja.com