Mëmëligë me miell misri, djathë dhe cingaridhe nga zonja Albana

8 Prill 2022, 11:38

Mëmëligë me miell misri, djathë dhe cingaridhe

Përbërësit:

500 gr miell misri

100 ml vaj ulliri

1 fç kafeje shëllirë

100 gr djathë të bardhë

100 gr cingaridhe

1 lgj gjalpë

Kripë, piper i kuq

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim ujë (rreth 1 litër), pak kripë, shëllirë djathi dhe vaj ulliri. Sapo uji të marrë pak nxehtësi shtojmë gradualisht miellin e misrit duke e situr. E trazojmë me lugë druri që masa të mos kokrrizohet. Këtë masë e vendosim në një tepsi të sheshtë ose pjatancë. E hapim mirë dhe sipër vendosim copëza djathi të bardhë dhe cingaridhet e tiganisura. Në fund e spërkasim me gjalpë të aromatizuar me piper të kuq.