Mëmëligë me miell misri nga zonja Albana

26 Tetor 2022, 10:03

Mëmëligë me miell misri 
Përbërësit:

  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell misri
  • 250 ml dhallë
  • Djathë të bardhë ose kaçkavall
  • Spec i kuq pluhur 

Përgatitja:
Në një tigan vendosim gjalpin dhe miellin e misrit dhe e kaurdisim për 6-7 minuta. Shtojmë dhallën dhe vazhdojmë kaurdisjen duke ulur pak nxehtësinë e sobës. Rregullojmë shijen dhe në fund shtojmë djathë të grirë kaçkavall ose të bardhë dhe piper të kuq pluhur.