Mini buke misri dhe Shportëza me tërshërë nga zonja Albana

28 Shtator 2022, 11:56

Mini bukë misri

Përbërësit:

  • 1 kokërr vezë
  • 100 ml qumësht
  • 3 lgj miell misri
  • 5 lgj miell gruri
  • 1 lç kripë
  • 1 lç fryrës
  • ½ kungull
  • 2 bishta qepësh
  • ½ tufë majdanoz
  • 2 lgj vaj
  • ullinj
  • djathë

Përgatitja:

Fillimisht grijmë imët kungullin dhe qepët e njoma. Miellin e misrit e bashkojmë me miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. Bashkojmë dy llojet e miellit me kungullin dhe qepët e grira. Shtojmë qumështin, vezët dhe majdanozin. Rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper dhe më pas realizojmë bukë të vogla mbi të cilat mund të vendosim dhe nga një kokërr ulliri. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.

Shportëza me tërshërë

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 1 kupë tërshërë
  • 1 lç kanellë
  • ½ lç pluhur pjekës

Përgatitja:

Shtypim mirë një banane dhe e vendosim në një tas ku shtojmë tërshërën, kanellën dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë dhe masën e vendosim në tavë me forma të vogla për mini kekë. Në qendër të çdo mini keku krijojmë një hapësirë ku vendosim fruta të stinës sipas dëshirës. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur për pak minuta.