Mirash Ivanaj dhe hakmarrja e diktatorit

Historia e rrallë e ministrit të hekurt Mirash Ivanaj, që sfidoi Ahmet Zogun për reformën arsimore e që i preu bursën Enver Hoxhës kur ai ai ishte në Francë, e që më pas u përball me hakmarrjen e diktatorit… zbulohet në emisionin “Dosja K”. Dokumentari i radhës “Mirash Ivanaj përballë hakmarrjes së diktatorit”zbulon shumë anë të panjohura të këtij intelektuali të rrallë, që gjithë jetën ia kushtoi edukimit dhe përparimit të atdheut të tij.

Si qe jeta e Mirash Ivanajt nga rinia e hershme, studimet në Ropër për letërsi filozofi dhe jurisprudencë, shpallja si një nga studentët më të mirë të "La Sapienza", kthimi në atdhe për të rimëkëmbur arsimin shqiptar, shkëlqimi i gjimnazit të Shkodrës, organizimi prej tij i të parës maturë shtetërore, jeta në Tiranë në vitet ’20-30 dhe propozimi i Ahmet Zogut për ta bërë Ministër të Arsimit dhe si e realizoi ai reformën më të rëndësishme që është ndërmarrë në arsimin Shqiptar.

Programe të tjera

Shiko të gjitha