Mish qingji me qepë të njoma nga zonja Albana

8 Korrik 2022, 12:00

Mish qingji me qepë të njoma

Përbërësit:

  • 1 kg mish qingji
  • 500 gr qepë të njoma
  • 500 gr qepë të thata
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 lgj miell
  • Domate
  • Spec i kuq
  • Rozmarinë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepët e thata të grira imët së bashku me mishin të ndarë në racione. Më pas shtojmë salcën e domates, kripën dhe specin e kuq pluhur të ëmbël. E lemë gatimin të ziejë pasi kemi shtuar rreth 1 litër ujë.

Tresim pak miell në ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Në 15 minutëshin e fundit të gatimit shtojmë qepët e njoma të grira imët, majdanozin dhe koperën. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.