Mish viçi me perime nga zonja Albana

26 Shtator 2022, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2022-09-26 14:11:16

Mish viçi me perime

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 1 qepë
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungull të njomë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 2 domate në rende
  • 2 gjethe dafine
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • Xhinxhër, turmerik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim në vaj ulliri qepën dhe mishin të ndarë në racione. Pas 5-6 minutash shtojmë karrotën dhe patatet të prera në kubikë. Shtojmë salcën e domates, të gjitha përimet e tjera të prera në kubikë, erëzat, bimët aromatike dhe gjethet e dafinës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. E lemë turlinë të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe e servirim me majdanoz të freskët.