Mjekja: Mos e teproni me kujdesin kur jeni në shtëpi, kujdes supermarketet

15 Prill 2020, 12:01

Higjiena është kthyer në një nga faktorët më të rëndësishëm të luftës ndaj koronavirus. Këshillohet vazhdimisht larja e shpështë e duarve, eleminimi I prekjes së fytyrës, syve dhe vëshve, si rrugët që koronavirus ‘përdor’ për tu futur në organizëm. Mjekja dermatologe Vjoleta Dajci thotë se kujdes duhet të tregojmë veçanërisht në supermarket, aty ku mundësia për të patur kontakte me të tjerët është edhe më e madhe.